Fredi Beleri paraqitet në KQZ

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 10:17 | Politikë

Fredi Beleri, i shoqëruar nga forcat e rendit, ka dalë nga burgu për të shkuar në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ pranoi kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për t’u dëgjuar si palë në procesin ku do të shqyrtohet dhe merret një vendim për vlefshmërinë e mandatit të fituar prej tij në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Fredi Beleri paraqitet në KQZ

Në seancë pati një debat midis përfaqësuesit të PS, Eridjan Salianji dhe avokates së Belerit për këtë çështje dhe Ilirjan Celibashi i dha fund duke vendosur që për shkak të interesit të ligjshëm dhe të drejtpërdrejtë që ka zoti Beleri në këtë proces, ai duhet të jetë i pranishëm në seancë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos