Partia Socialiste ka vendosur se cilët do të jenë drejtuesit e njësive për fushatën për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Fushata e Tiranës/ Drejtuesit e njësive
Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha - Nj.1
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi - Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj - Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi - Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla - Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi - Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja - Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi - Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari - Nj.9
Fatmir Xhafa, Ermal Elezi - Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli - Nj.11
Xhemal, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj - Nj. 13 (Farkë).
Ashtu siç ishte paralajmëruar u zhvillua këtë pasdite mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, e thirrur nga kreu i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama. Mbledhja u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, të cilat përveç Tiranës përfshijnë edhe 5 bashki të tjera të vendit.
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se në mbledhje morën pjesë të gjithë drejtuesit politikë të PS, jo vetëm ata të bashkive që më 9 nëntor do të shkojnë në zgjedhje. Po ashtu ishin të pranishëm edhe ministrat, deputetët, ish-deputetët që nuk morën dot mandat në 11 maj në qarkun e Tiranës, kandidatët që ishin në listë dhe çdo drejtues i strukturës lokale të PS.
Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe Rama ka shpërndarë të gjitha direktivat për zgjedhjet e 9 nëntorit.
Mësohet se të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre do të angazhohen në fushatën e Tiranës. Po ashtu përveç drejtuesve politikë në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do tu caktohen zona të caktuara. (A2 Televizion)