“Të konfirmojmë fitoren e 11 majit”, Rama: Deputetët pa zgjedhje në bashkitë e tyre, të angazhohen në Tiranë

Nga Fjorela Beleshi
3 Tetor 2025, 18:06 | Politikë

“Të konfirmojmë fitoren e 11 majit”, Rama: Deputetët

Të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre, do të angazhohen në fushatën e Tiranës.

Kjo është direktiva e kryeministrit Edi Rama, i cili përveç drejtuesve politikë, ka theksuar se në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do t'u caktohen zona të caktuara.

Zonat elektorale për deputetët dhe ish-ligjvënësit socialistë që kanë garuar në Tiranë do të jenë të njëjta si ato për zgjedhjet e 11 majit. Në fushatë atyre do t’u shtohen edhe deputetët e qarqeve të tjera, në të cilat nuk ka zgjedhje të pjesshme lokale.

Sakaq, në takimin e sotëm Rama ka kërkuar që fitorja e Tiranës të konfirmojë rezultatin bindës që Partia Socialiste arriti më 11 maj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos