Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi ka qenë kritik ndaj ministres së Brendshme, Alban Koçiu në lidhje me reagimin e saj pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.
Në Off the Record, Prençi dha se ministrja tentoi të shfajësonte policinë, por edhe kompania e sigurisë është nën varësinë e institucionit që ajo drejton.
Sipas Prençit, kjo kompani u krijua nga ish-ministri Lleshi dhe u mbush me pensionistë.
“Përgjigjen në formë tallje e dha ministrja e Brendshme që përjashtoi policinë nga përgjegjësia sepse u mundua ta shfajësonte por nuk e kishte marrë vesh që Ilirian Guard është në varësinë e ministrisë së brendshme. Dhe kjo të çon te katrahura te ligji 7501. Pastaj kemi urdhrin e kryeministrit për të çuar 500 policë në Theth dhe nuk ka policë për të ruajtur gjykatën e apelit. Nën drejtimin e ish-ministrit të drejtësisë u hartua harta e re e drejtësisë që krijoi një stok dosjesh, duke sorollatur shqiptarët dhe i zemëruar ata”, tha Prençi në A2 CNN. (A2 Televizion)