Në një mbledhje që ka zgjatur rreth 15 minuta, kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar dhe 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor.
E teksa në Asamblenë e Përgjithshme të PS u vendos që Ogerta Manastirliu të kandidonte në Tiranë, në mbledhjen e sotme u vendosën dhe emrat për 5 bashkitë e tjera.
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi solli detaje për kandidatët nga radhët e PS në emisionin Off the record nga Andrea Danglli:
“Themi që ishte mbledhja më e shkurtër ndonjëherë e kryesisë së Partisë Socialiste ku zgjati rreth vetëm 15 minuta, ku zyrtarizuan emra dhe duhet të themi ishin dy bashkitë ndoshta që ende nuk e kishin të caktuar për sa i përket drejtuesve politikë, emrin e cili duhet të merrte edhe firmën e kryeministrit Rama, njëkohësisht kryetarit të Partisë Socialiste, bëhet fjalë për Vlorën dhe për Tepelenën. Pavarësisht të gjitha propozimeve që kishin bërë socialistët në këto dy bashki, zoti Rama vendosi së bashku me kryesinë për dy emra, të cilët tashmë do të jenë kandidatët zyrtarë të kësaj force politike për zgjedhjet e 9 nëntorit. Bruna Mersini është deputetja e kësaj force politike dalë nga 11 maj. Tashmë do të jetë kandidatja e parë grua dhe nëse do të fitojë dhe kryebashkiakja e parë grua për Vlorën. Por për t'i lënë tashmë një tjetër kandidate për deputetë, e cila me të dhënë dorëheqjen nga mandati do ta marrë Biseida Çakërri, e cila do të vijë nga Vlora në parlamentin e Shqipërinë për këtë forcë politike.
Ndërkohë Tepelenën, Tepelena Terrmet Peçit, i cili për shumë vite me radhë e ka drejtuar do ta do të jetë kandidat i kësaj force politike ish-kreu i gardës Gramoz Sako. Ndërkohë për sa i përket dy bashkive të tjera kanë zgjedhur të jenë me nënkryetarët e komanduar në postin e kryetarit me detyrat e kryetarit. Bëhet fjalë për Cërrikun, i cili do jetë Florenc Doka dhe Ervin Ceca në Berat, të cilët u vendosën në postin e kryetarit pasi në Berat zgjodhi Ervin Demo për të lënë mandatin e kryetarit të zgjedhur dhe për të garuar për deputet që më pas u zgjodh dhe u bë dhe ministër. Ndërkohë, Cërriku kryebashkiaku vendosi që të ishte në kabinetin e Rama 4. Ndërsa në Mat do të jetë kryetari i këshillit bashkiak Altin Bojni i kësaj force politike për të garuar së bashku me pesë kolegët të tij të kësaj force politike për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit me një objektiv për të fituar të gjashta bashkitë”.
(A2 Televizion)