Gazetari: Berisha ka arritur qëllimin e jetës, do të dalë nga politika pa “non grata”

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 22:51 | Politikë

Gazetari Floriar Arapi deklaroi se nëse Sali Berishës i është hequr “non grata”, siç konfirmoi Nard Ndoka në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, atëherë kreu demokrat “ka arritur qëllimin e jetës”.

“Berisha ka arritur qëllimin e jetës, ka hequr non gratën dhe ka mundësi që të dalë nga politika pa non grata”, tha Arapi.

Nga ana tjetër, protesta qytetare, sipas tij, “e ka nxjerrë Berishën një herë e mirë nga politika”.

“Ka fituar heqjen e non gratës, por ka humbur votat. Me atë qëndrim që mbajti ishte në unison me qëndrimin e Ramës”, theksoi Floriar Arapi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos