All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Gjeli detit mbeti pa parti”, Rama: Dash Sula ndërtoi gjithë atë parti në Peqin, por në mëngjes ja kishin marrë

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 10:30 | Politikë
All - Paragraf - 1

“Gjeli detit mbeti pa parti”, Rama: Dash Sula ndërtoi

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paraditen e së mërkurës kandidatët për deputetë të Qarkut të Elbasanit. Ndër të tjetra, ai ka ironizuar edhe Dashnor Sulën, i cili pasi nuk pranoi të qëndronte në listat e hapura të PD, tashmë ka mbetur jashtë zgjedhjeve të 11 majit.

All - Paragraf - 3

Rama tha se Sula “ndërtoi gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë”.

“Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do t’i hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se “gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc”.

“Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës.

All - Paragraf - 7

Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka”, tha Rama. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos