Në të gjithë Shqipërinë madhësia e fletës së votimit do të jetë e njëjtë, pavarësisht qarkut. Përmasat e pazakonta, 58.3 me 29.7 cm, e bëjnë fletës e votimit të ngjajë më shumë me një çarçaf, qoftë në Tiranë ku garohet për 37 mandate ashtu edhe në Kukës me 3 kandidatë për secilin subjekt.
“Një gjë duhet të kemi parasysh, për ta rikonfirmuar, fleta e votimit do të jetë njësoj për të gjitha qarqet”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Ndryshimi i vetëm nga qarku në qark, në bazë të numrit të kandidatëve do të jetë hapësira mes emrave të kandidatëve, pasi madhësia e gërmës dhe lloji i shkrimit do të jetë i njëjtë.
“Kuptohet që për qarkun e Tiranës numri i kandidatëve është më i lartë dhe ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshëm si emra”, sqaroi Celibashi.
Partitë politike nuk ishin të gjitha në një mendje me elementët e fletës së votimit, pasi Celibashit në tryezë iu parashtruara edhe kërkesa që bashkë me emrat kandidatët të kishin dhe numra.
“Duhet të jenë dhe numrat. Është kështu se e përcakton Kodi Zgjedhor. Renditja bëhet në bazë të rendit alfabetik të mbiemrit.”
Më 11 maj, zgjedhja e shqiptarëve do të jetë mes 11 subjekteve garuese që do të paraqesin në total 2046 kandidatë për deputetë. (A2 Televizion)