Qarku i Korçës këtë vit, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku ka pasur 11 mandate, do të prodhojë vetëm 10 të tillë.
Kjo pasi një nga mandatet i kaloi Qarkut të Tiranës, për shkak të shpopullimit të qyteteve në juglindje të vendit, shkruan A2.
Sipas Kodit të ri Zgjedhor, mandatet do të prodhohen nga dy lista, e mbyllura me 3 emra të renditur nga kryetarët e partive dhe nga e hapura, ky qytetarët mund të zgjedhin me 10 emrave të tjerë.
Në betejën e sivjetshme elektorale të këtij qarku, Partia Socialiste ka si drejtues Niko Peleshin, ndërsa Partia Demokratike, Ivi Kason.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste mori 6 mandate, ndërsa Partia Demokratike 5 të tillë. Qarku i Korçës përbëhet nga 6 bashki: Korçë, Devoll, Pogradec, Pustec, Maliq dhe Kolonjë.
Të drejtën e votës këtë vit e kanë mbi 266 mijë qytetarë, ndërsa të regjistruar nga diaspora janë mbi 19 500 shtetas. Gjithsej do të ketë 422 qendra votimi, në të cilën qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës. (A2 Televizion)