Gjin Gjoni për A2 CNN: Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që këto zgjedhje të mos njihen

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 01:20 | Politikë

Gjin Gjoni për A2 CNN: Do të bëjmë të gjitha

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, në një intervistë për A2 CNN, deklaroi se PD-ja “do të bëjë të gjitha përpjekjet që këto zgjedhje të mos njihen”.

“Probleme ka pasur, siç edhe raportet ndërkombëtare tregojnë, që administrata shtetërore është përfshirë në zgjedhje, ka shitblerje të votës në mënyrë masive dhe angazhim të grupeve kriminale në procesin e votimit. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona që këto zgjedhje të mos njihen. Arsyeja është e thjeshtë: po të shihni vullnetin e njerëzve të thjeshtë, janë kundër kësaj qeverie. Megjithëse niveli i varfërisë është i madh dhe skandalet janë të panumërta, rezulton që populli shqiptar voton në mënyrë masive për Partinë Socialiste. Kjo është e paimagjinueshme, qesharake dhe diçka që nuk i përgjigjet realitetit”, tha Gjoni.

Kur u pyet nëse do i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, Gjin Gjoni u përgjigj: “Procesi do të mbyllet në mënyrë pozitive për PD. Në Lezhë kutitë e fundit po flasin për PD. Do të presim dhe rezultatin e Laçit dhe kam besim se PD do të triumfojë në këto zgjedhje 4-3. Nesër do të shikojmë rezultatin e kandidaturave të PD, por kam bindjen se do të jem në Parlament. Nisur nga informacionet që kemi, ka patur intimidim të votuesve, janë hedhur shuma të mëdha parash për këto zgjedhje dhe PD-ja do të marrë të gjitha masat që këto zgjedhje të mos quhen të rregullta dhe të ndershme. Edhe institucionet ndërkombëtare kanë ngritur këto shqetësime”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos