Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka reaguar për herë të parë pas rezultatit pozitiv të Partisë Socialiste në këtë qark.
Përmes një deklarate për A2 CNN nga qendra e numërimit të votave, Dredha është shprehur se me votën e diasporës Partia Socialiste mund të kalojë parashikimet dhe të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës.
Ky rezultat do të bënte një ndarje të këtij qarku mes PS dhe PD me rezultatin 9 me 3 mandate deputetësh.
“Në fakt pritshmëritë ishin për 8 mandate, ju i patë edhe pak ditë më parë që ka bërë një deklaratë kryeministri. Ishte parashikim në fakt, ishte edhe parashikimi ynë. Edhe pse ne kërkojmë mandatin e nëntë, me votën e diasporës pretendojmë të marrim 9 mandate. Janë 14 mijë vota për t’u numëruar. 14 mijë e 400 vota. Dhe shpresojmë që me këto vota të arrijmë edhe mandatin e nëntë”, tha Dredha. (A2 Televizion)