Partia Demokratike zyrtare ka reaguar mesditën e kësaj të mërkure pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila ktheu për gjykim në Apel çështjen e vulës së PD.
Në reagimin zyrtar të PD thuhet se, ky vendim është një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur që kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës.”, thuhet në reagimin e PD zyrtare. (A2 Televizion)