Gjykata e Lartë shqyrton dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha për lirim

Nga Armand Bajrami
16 Korrik 2024, 09:55 | Politikë

Gjykata e Lartë shqyrton dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha

Gjykata e Lartë shqyrton sot në orën 11:00 dhe 11:30 dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha për lirim nga masa e "arrestit në shtëpi".

Në një nga dy rekurset e depozituara nga Berisha dhe Jamarbër Malltezi, ata kërkojnë shfuqizim të masave respektive "arrest në shtëpi", ndërsa në tjetrin zëvendësim me një masë më të butë. Shqyrtimi do të bëhet në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.

Javën e kaluar seancat u shtynë për shkak të kërkesës së Berishës për përjashtimin e tre anëtarëve të Kolegjit Penal, Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj, duke pretenduar njëanshmëri.

Kërkesat u shqyrtuan më pas nga dy gjyqtarë të lartë, që vendosën mospranimin, duke e lënë të pandryshuar trupin gjykues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos