Beleri takon Mitsotakis, kreu i qeverisë helene: Shqipëria t'u përmbahet angazhimeve europiane

Nga A2 CNN
15 Korrik 2024, 15:14 | Politikë

Një ditë para betimit në Strasburg si Eurodeputet, Fredi Beleri u takua me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis u takua në Athinë.

Mitsotakis theksoi se “Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të vazhdojmë përpara, të shohim përpara”.

Po ashtu Mitsotakis vuri në dukje se ka çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që të përparojë në çështjen e pakicave, që të afrohet më shumë me Evropën, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane, theksoi kreu i qeverisë Helene.

Nga ana e tij, Beleri theksoi se, Shqipëria nuk respekton shtetin ligjor.

Ai i kërkoi Kyriakos Mitsotakis të ndihmojë pakicën kombëtare greke, por ndërkohë theksoi edhe faktin që Shqipëria të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos