Gogu: Çyrbja ishte i gjindshëm jo vetëm për ne socialistët, por edhe për kolegët e opozitës

Nga A2 CNN
27 Tetor 2024, 20:21 | Politikë

Gogu: Çyrbja ishte i gjindshëm jo vetëm për ne

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu, i ftuar në studion e emisionit “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, tashmë i arrestuar, “ka qenë një nga kolegët më të gjindshëm, jo vetëm për ne deputetët e Partisë Socialiste, por edhe për kolegët e opozitës”.

“Si koleg i zotit Çyrbja ndjej keqardhje, sepse ka qenë një nga kolegët më të gjindshëm, jo vetëm për ne deputetët e Partisë Socialiste, por edhe për kolegët e opozitës. Është bërë realitet i pakthyeshëm tashmë dhe beteja me drejtësinë është betejë e çdo individi që ka pasur apo ka pushtet në Shqipëri. Të gjithë të pushtetshmit që ballafaqohen me ligjin besoj që është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Gogu.

“Këtë premtoi PS në 2013, kur u prezantua Reforma në Drejtësi, që ka hyrë në një fazë mbresëlënëse të zbatimit të saj. SPAK-u ka bërë avancime në hetime. Veprimet që bën gjithësecili nga ne janë përgjegjësi individuale. PS do të mbajë përgjegjësi si hartuese dhe zbatuese e Reformës në Drejtësi dhe nëse do të shndërrohej në bunker për të mbrojtur të vetët”, shtoi deputeti socialist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos