Protestë për mbetjet në Portin e Durrësit. PD i kërkon SPAK-ut drejtësi: Skenë krimi, prek qytetarët

Nga Fjorela Beleshi
27 Tetor 2024, 17:22 | Politikë

Kontenierët me mbetjet e rrezikshme pritet të rikthehen të hënën në Portin e Durrësit. Burime i thanë A2 CNN që anija “Moliva” me flamur turk do të ankorohet në port në orët e para të së hënës.

Kjo ka qenë aryeja që opozita së bashku me qytetarët për 40 minuta protestuan kundër mbetjeve që do të grumbullohen, duke vendosur alarmin tek rreziku për shëndetin e qytetarëve. Nënkryetari i PD, njëkohësisht edhe deputet i këtij qyteti, i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë veprimtari dhe mos t’ia lë në dorë Prokurorisë së Durrësit.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili bëri thirrje që këto mbetje të mos pranohen në Durrës.

Protestuesit, edhe një herë refuzojnë që Shqipëria të rikthehet në një vend mbetjesh të rrezikshme.

Demokratët kërkuan nga qytetarët që protesta të përshkallëzohet, duke mbështetur mosbindjen civile të opozitës, të martën e 29 tetorit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos