“Sa ka shpenzuar Rama në Nju Jork?” Këlliçi zbulon shumën: Gati padia e re për SPAK

Nga A2 CNN
27 Tetor 2024, 13:48 | Politikë

Vizita e kryeministrit Rama në Nju Jork dhe shpenzimet për mbledhjen e shqiptarëve atje do të jenë pjesë e denoncimeve të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur në Ditarin me Erion Dushin në A2 CNN nga Belind Këlliçi, sipas të cilit aktiviteti i djeshëm ka kushtuar 300 mijë dollarë për të cilat duhet të bëhet transparencë. Këlliç theksoi se shfaqja në ekranet e mëdha në Times Square kushton 150 dollarë për 15 sekonda.

“Do të flas për vizitën e Ramës në Nju jork Në këto screen-et e mëdha në Times Square është 150 dollarë pesëmbëdhjetë sekonda shfaqja e reklamës që ka bërë Edi Rama dhe do të duhet të bëhet transparencë. Me orë të tëra që janë dhënë reklama se sa kanë kushtuar? Do të duhet që kryeministri të deklarojë kush ia ka dhuruar, nëse ia kanë dhuruar apo nëse i ka blerë?  Ato karrige që kanë marrë pjesë në Medicon Square Garden, ku është ulur në ndeshjen e NBA-it, që kushtojnë të paktën shtatë mijë dollarë. Nëse i ka dhuratë, e ka detyrim ligjor ta deklarojë nga kush i ka marrë dhuratë. Nëse i ka blerë e ka detyrim ligjor, ta deklarojë si shpenzim të tijin. Do të duhet patjetër të deklarohen detajet financiare të mbledhjes në Gotham hall në Broadëay, që kushton të paktën treqind dollarë personi për t'i çuar aty”, tha Këlliçi në A2.

Nga studio e A2, ai ngriti pikëpyetje mbi mbledhjen e shqiptarëve dje në takim me Ramën, financimet dhe llogaridhënien.

“Kemi të dhëna që ai aktivitet ditën e djeshme ka kushtuar të paktën treqind mijë dollarë, do duhet të bëhen publike kush e ka organizuar? Kush e ka financuar? Kush i ka mbledhur shqiptarët? Kush ka paguar për foninë, për ndriçimin, për skenën, për ftesat, për ushqimin, për gjithçka? Këto janë pyetje që qytetarët shqiptarë kërkojnë përgjigje dhe duhet ta kuptojnë, sikundër kur bëhet deklarimi i pasurisë për çdo zyrtar shqiptar, mbi të gjitha për ata të opozitës, të kërkohet llogari edhe për qindarka që mundet të kesh bërë transfertë apo të kesh marrë në llogarinë tënde vite e vite më parë apo dhe një dekadë më parë”.

Ndërsa protesta e mbajtur jashtë ambienteve të Gotham Hall, sipas tij ishte iniciativë e diasporës shqiptare në Nju York, e cila “shërben si një sinjal i qartë i pakënaqësisë ndaj qeverisjes së z. Rama dhe mënyrës si diaspora ndjen pasojat e keqqeverisjes në vendlindje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos