Gonzato i dorëzon progres-raportin Ramës: Shqipëria në fazë vendimtare, do të testohet vullneti e aftësia për t’u përafruar me BE

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 11:25 | Politikë

Gonzato i dorëzon progres-raportin Ramës: Shqipëria në

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dorëzuar sot kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i delegacionit të BE-së vlerësoi autoritetet shqiptare për rezultatet dhe theksoi se tani vendi ynë po hyn në një fazë vendimtare.

 “Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur dhe po punohet për hapjen e grupkapitullit të fundit. E gjithë kjo është arritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat rezultat të shkëlqyer. Tani duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare. Është një fazë ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u përafruar me standardet e legjislacionin e BE. Komisioni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për realizimin e synimit ambicioz për mbylljen e negociatave deri në fund të 2027", theksoi Gonzato.

Pasi ia dorëzoi kreut të qeverisë raportin, Gonzato njoftoi se më vonë do të takohet me ministren së Jashtme Elisa Spiropali për të diskutuar raportin, më pas me shoqërinë civile dje më pas me kryetarin e Kuvendit dhe presidentin. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos