Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës

Nga Ervin Koçi
11 Maj 2025, 23:37 | Politikë

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës

Procesi i numërimit të votave të diasporës është ndërprerë. Partia Demokratike vendosi të ndryshonte numëruesit e saj pas kontestimeve për zarfet e mbërritura nga Greqia.

Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e maxhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit.

Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të kontestojnë zarfet, por fletët e votimit kur të nis procesi pasi deri më tani, po bëhej ndarja e zarfeve B nga që përmban adresën e zgjedhësit me zarfin A që përmban fletën e votimit.

Balla u shpreh se aktet e numëruesve përbejnë vepër penale që dënohet me burg, ndërsa përfaqësuesi i PD, Marash Logu u shpreh se opozita nuk gëzon besimin te procesi i votimit nga jashtë në shtetin e Greqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos