Duke iu afruar datës së zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama ka zbutur qëndrimin e tij ndaj drejtësisë. Në Shkodër ai i dha SPAK dhe GJKKO mbështetje të pakufizuar duke harruar shqetësimet mbi standardet që kishte shprehur më herëte dukur i treguar derën e burgut të vetëve që abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët.
“Ne e kemi shumë te qartë vijën, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe e përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin, është shume e thjeshtë”, tha Rama.
Ndërsa të vetët i paralajmëroi, Altin Dumanit I tregoi se si i sheh opozita aksionet e SPAK.
“Ata SPAK e shohin si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë sepse ndryshe s’kanë se si luftojnë fare me ne, e shohin si aleatë për të bërë politikë opozitare dhe kjo është normale, punë e tyre”.
Shkodranët u mundua t’i prekë në sedër, duke kërkuar mbështetje me vonë nga socialistë dhe demokratë si në vendoret e2023.
“Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës. Shkodra është vendi më i lënë mbrapa nga të gjithë të tjerët në Republikën e Shqipërisë. Ne kemi ndryshuar, duke vazhduar ta mbështesim fuqishëm Shkodrën që me projektet madhore të qeverisë deri tek hekurudha Durrës-Prishtinë që do të cekë pikërisht Shkodrën”.
Në zgjedhjet e shkuara, të shumtë kanë qenë kandidatët e PS të cilët janë goditur nga dekriminalizimi, por sot Kryeministri kur sheh probleme të tilla te kundërshtarët i vjen për të qeshur.
“Se me erdhi për të qeshur kur pashë që këto të rejat kishin nga17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet që s’ka më asnjë akuzë për të bërë sepse unë e di sesi mund të ndodhi, nuk kam pasur dijeni, por kane dalë rrugëve kanë kërkuar njerëz. Merr babën, merr xhajën, merr vëllai pastaj kë do kapin dhe ndonjë tjetër për të mbushur listën”.
Thotë se nuk ka dyshim te fitorja e 11 Majit, por ende nuk e ka sigurinë se me çfarë shumice do të jetë në Parlamentin e ardhshëm.
“Del një shumicë si kjo që kemi, del një shumicë edhe më e vogël se kjo, pra del 71, del 74, çfarë del? Apo del një shumicë që i thotë Brukselit dhe i thotë 27 vendeve “ne populli shqiptar duam urgjent të hyjmë në BE dhe prandaj e mbështesim këtë forcë politike. Bashkimi Europian kërkon të shtojë radhët e veta dhe do t’i japë një mesazh botës që “Ne po zgjerohemi dhe po rritemi në numër” dhe do të unifikojë gjithë perimetrin e Europës në kufij me Rusinë sepse përndryshe jemi të kërcënuar.
Pasi Prezantoi Ekipin poliitk të Shkodrës, Rama u shpjegoi sipërmarrësve në këtë zonë për paketën e maleve”.
“Cilido qoftë që e ka pronën dhe nuk ka sherr me kufitarët mund të marrë nga këshilli bashkiak që zotëron këtë pronë. Dhe faktikisht për të regjistruar pronën në momentin që mbaron pronën. Çdo gjë që mund të dalë më pas është barrë e shtetit”.
Sipas qeverisë, për 500 aplikantët e parë nuk do të ketë asnjë taksë për 10 vite. (A2 Televizion)