Harta territoriale e PS, Mazniku: 46 bashki më të forta, jo për interesa elektorale

Nga Fjorela Beleshi
31 Korrik 2026, 19:20 | Politikë

PS doli publikisht për të mbrojtur ndarjen e re të territorit. Përgjegjësi i mazhorancës për reformën territoriale, Arbian Mazniku, tregoi se pse vendosi të vijë me një draft të vetëm, duke e prishur konsensusin me PD në komisionin parlamentar.

Ai shpjegoi se pse PS ka vendosur ta reduktojë numrin e bashkive nga 61 në 46 të tilla. Përgjigjja e tij ndaj pyetjes se pse Poliçani nuk u bashkua me Skraparin, ishte e ndryshme për rastin e kalimit të Fushë-Arrëzit me Pukën.

Sink: nuk u bashkua Poliçani me Skraparin, me Poliçanin se ishin të dyja të dobëta, ndërsa përpara Fushë-Arrëzit ishim përpara faktit ose t’i linim dy bashki të dobëta veç e veç ose të bënim një të dobët.

Tirana është përjashtimi i vetëm që ndryshon territor si bashki pa patur nevojë për t’u bashkuar me një tjetër simotër të saj.

Edhe pse bashkitë si Vau i Dejës apo Peqini kanë performanca të dobëta dhe janë në kufi me bashkitë më të mëdha, socialistët i kanë lënë të pandryshuara. Mazniku nuk e pranon që harta është ndarë për interesa elektorale.

Dhe për të treguar një shembull për këtë, sjell në vëmendje Poliçanin, që edhe pse socialistët kanë dalë në protestë, partia në Tiranë nuk është ndikuar.

PS mbrojti deri në fund idenë e saj që numri i bashkive të zvogëlohej, por për çfarë shërbyen dëgjesat me bashkitë dhe qytetarët në ato zona.

Deri në vjeshtë, kur do të miratohet ndarja e re territoriale, Mazniku e ftoi PD që, nëse ka dëshirë, mund të diskutojë vetëm mbi draftin e PS, duke e injoruar hartën blu me 100 bashki. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos