
Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Gjyqtari i caktuar për çështjen është Ilir Panda.
Veliaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij të menjëhershëm, shkruan A2CNN.
Mbrojtja pretendon se çështja lidhet kryesisht me çështje juridike dhe kushtetuese dhe se gjykata ka mundësinë ta shqyrtojë atë përfundimisht, pa e kthyer për rigjykim në gjykatat më të ulëta.
(A2 Televizion)