“I ke lshu pllumat”, Basha i ashpër me Ramën: Si u thua fëmijëve më shikoni nudo?

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 13:30 | Politikë

“I ke lshu pllumat”, Basha i ashpër me Ramën: Si u thua

Batutat e djeshme të kryeministrit Edi Rama me Pandeli Majkon në Kavajë, ku diskutimi përfundoi te fotot e tij nudo që dolën në media vite më parë, nuk i kanë shpëtuar veshit të Lulzim Bashës.

Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, kreu i Koalicionit Euroatlantik kritikon Ramën për gjuhën e përdorur dhe ligjërimin mbi nuditetin e tij para të rinjve.

“O Rame, i paske lëshuar pëllumbat, si mor burr u thu fëmijëve futuni më shikoni mu nudo. Po pse mo Ram, ai është modeli jot për zgjedhje?!”, thotë Basha.

Basha më tej thotë se Ramës i kanë ikur pëllumbat për shkak se shokët i kanë përfunduar tek 7x7-313.

“Leje që ka kalu shumë kohë mo Ram, kanë ndryshu gjonat. Pse me fotot e vjetra do bësh fushatë ti mo Ram. Po ndonjë të re, apo ke frikë na le me risk brenda. O Rame, të kanë ikur pëllumbat, se i ke shokët tek 7x7-313, s’ke faj. E Rame, Rame çfarë halli t’ka gjet, edhe fotot e vjetra do me i nxjerr prej hallit 7x7-313 Rame. Pllumat Rame, pllumat”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos