“Vjehrrat më bujare dolën vjehrrat e këtyre”, Rama: Duan të marrin pushtetin me duart e Dumanit

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 13:21 | Politikë

“Vjehrrat më bujare dolën vjehrrat e këtyre”, Rama:

Gjatë takimit në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama foli sërish për reformën në drejtësi, duke e cilësuar si veprimin më të guximshëm politik në historinë e shtetit shqiptar. Sipas Ramës, Partia Socialiste mori vendimin të heqë dorë nga ndikimi mbi drejtësinë, një pushtet që ai e përshkroi si “i jashtëzakonshëm për politikën, por i dëmshëm për popullin”. Ai theksoi se kjo nuk është rezultat i presionit opozitar, por i pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

"Më dëgjuan kur thashë që ma jepni votën që të mos mbajë të tjerë në prehër që të ikim në BE. Se me të tjerë në prehër nuk e bëjmë dot shkëputjen e drejtësisë nga politika. Iu thosha mos dëgjoni kazanin, se janë këtu për tepsinë dhe jo për Shqipërinë. Ishin për tepsinë as nuk diskutohet, këta thonë ça është tepsia në fushatë, se ne duam program. Çfarë programi do nga bufi i kënetës, mjafton të shohësh bufin dhe e ke parë programin. Kemi bërë atë që se ka bërë njeri në historinë e shtetit, kemi marrë vendimin që të heqim dorë nga një pushtet i jashtëzakonshëm, ai i politikës mbi drejtësinë. I jashtëzakonshëm për politikën, por i dëmshëm për popullin. Kemi marrë shpatën që e kisha unë në zyrë që nga 1912 kalonte dorë më dorë, mbretëri, diktaturë, demokraturë. Shpata ishte në zyrën e të parit, prandaj ne për turpin e madh të burgosurin e fundit politik e kemi në kohën  e demokracisë, Fatos Nanon, se e kishte bufi shpatën në zyrë dhe i ra kryetarit të opozitës. Ne morëm vendimin që shpatën ta dorëzojmë". 

Sa i përket goditjeve nga drejtësia brenda radhëve të PS, Rama tha se opozita kërkon që me “duart” e Altin Dumanit të marrë pushtetin. Ky i fundit sipas Ramës, më parë nuk kishte fuqinë për të vepruar për shkak të ndikimit politik.

“Altin Dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nga shkolla në 2020? Jo. Ka qenë prokuror me vite të tëra. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte në duart e politikës. Ishin të çarmatosur. Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ça i thoshte politika, për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin llumin dhe zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre. Të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në  qeveri mandatin e parë apo në kërkim dikë që ishte zëvendësim im që nuk ishte në qeveri kur mori arratinë. Ne kemi tre mandate, mbi 60 ministra. Sa janë këta? Edhe 10 po të ishin, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do? E sollën këta? Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh”.

Ai theksoi se kjo nuk është rezultat i presionit opozitar, por i pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK dhe BKH.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos