Atentati në Rinas, Berisha replikon me Ramën për kamerat inteligjente: Mashtron, se shqiptarët panë gjithçka

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2025, 14:06 | Politikë

Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë, Edi Ramën se po gënjen për atentatin në Rinas. Sipas lider opozitar sistemi i kamerave inteligjente është justifikim i kryeministrit, pasi sipas tij edhe kamerat e sigurisë treguan gjithçka çka ndodhi në Rinas.

“Po ky është njeri i papërgjegjshëm, njeri që për pushtetin e tij është i aftë të bëjë gjithçka dhe të mashtrojë për çdo gjë. Ju e dëgjuat dy ditë më parë, me vrasjet që ndodhën në oborrin e aeroportit, që të gjitha në patronazhin e narkoshtetit aty, ky deklaroi se na mungonin kamerat. Po cilat kamerat mungonin? Po shqiptarët prej atyre kamerave panë gjithçka me detaje, përveçse ti që nuk i sheh, se ti do mashtrosh”, deklaroi Berisha.

Më herët gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 3 në kryeqytet, kryeministri Edi Rama tha s epo të ishte vendosur sistemi i kamerave inteligjente, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos