
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka firmosur dhe dërguar nga burgu kallëzimin për dosjen e konkluzioneve të komisionit hetimor për “TIMS”.
Sipas Salianjit dosja është kyçur nga kryeparlamentarja Spiropali në sirtar dhe nuk dërgohet për hetim.
Demokrati Salianji thekson se hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS” nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare.
Lidhur me këtë, Salianji përmes kabinës telefonike në burgun u shpreh: “Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rende, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama. Ky skandal, ku doganierja e parlamentin nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituat prej muajsh, duhet hetuar”. (A2 Televizion)