Kryeministri Edi Rama e quajti interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike “fletërrufe malinje”, siç raporton A2.
“Kjo është telenovelë politike. Akuza e fantazi për të helmuar popullin shqiptar. Janë vetëm dyshime për momentin. Nuk ka as prova dhe as certifikime. Por, organet tona po hetojnë”, tha Rama.
“Kam kohë që nuk merrem me akuzat. Mjaftohem hera-herës me paditë në gjykatë, edhe pse gojët e liga janë shpallur shpifës me vendim të prerë. Tani po u flitet shqiptarëve si një gropë mbetjesh të rrezikshme, nga ku po dëmtohet edhe shëndeti i Kinës, kam detyrimin që të sjell për publikun disa fakte të thjeshta. E para, nuk është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme, sipas deklaratave dhe dokumenteve të paraqitura nga subjektet. Praktika doganore e këtyre eksporteve ka të bashkëngjitur certifikatën e analizës së mallit që konfirmon deklarimin e subjektit. (A2 Televizion)