Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe ish-analisti i CIA-s, David Kanin, në një intervistë ekskluzive për “Ditari Kosova” në A2 CNN, foli për ndikimin që mund të kenë aktorë kyç të fushatës së Trump të cilët po angazhohen në mbështetjen e liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.
Sipas tij, kjo gjë “mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë e Berishës për të pretenduar edhe një herë se ai është lideri i natyrshëm i Shqipërisë dhe i vetmi lider i Partisë Demokratike në Shqipëri”.
“Kjo mund të ndodhë. Nuk jam i sigurt se do të ketë shumë ndikim në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Shqipërinë, përveç asaj se si qasja amerikane ndaj Berishës dhe sanksioneve kundër tij do të ndikojnë në politikën shqiptare”, deklaroi David Kanin.
(A2 Televizion)