Ish-drejtues të PS dhe PD në Durrës, sot politika më e prirur drejt interesit sesa idealit

Nga Elitjona Doko
6 Maj 2025, 15:00 | Politikë

Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është në fundin e saj, ish-drejtues të degëve lokale të PS dhe PD në Durrës japin opinionet e tyre mbi mënyrën e të bërit politikë sot dhe natyrisht mbi mënyrën se si po tërhiqen njerëzit nga forcat politike.

Për ish-kryetarin e degës lokale të PS në Durrës, Leonidha Gjermeni dhe ish-drejtuesin e zgjedhjeve të PD, Vaso Papaj, sot dy forcat kryesore politike në vend e kanë më të lehtë për të bërë fushatë dhe për të tërhequr njerëz dhe kjo kryesisht falë teknologjisë.

Por, ajo që të dy ish-drejtuesit konstatojnë është fakti që mbështetësit e politikës sot janë të prirur më shumë nga interesi sesa nga ideali që kanë, shkruan A2.

Pas 12 vitesh në pushtet, ish-drejtuesi lokal i PS në Durrës shikon mundësinë e mandatit të katërt. Ndërsa për ish-drejtuesin demokrat, edhe pse opozita në këto vite ka pësuar çarje dhe dëmtime serioze, sërish rotacioni është i domosdoshëm për demokracinë në vend.

Qarku i Durrësit dërgon në Parlamentin shqiptar 14 deputetë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos