“Nisma Shqipëria Bëhet” akuza Ramës: Po intimidon dhe kërcënon votuesit

Nga A2 CNN
6 Maj 2025, 12:13 | Politikë

“Nisma Shqipëria Bëhet” akuza Ramës: Po intimidon dhe

“Nisma Shqipëria Bëhet” ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kërcënon dhe intimidon votuesit. Në një deklaratë të shpërndarë nga mediat, ky koalicion i kujton kreut të qeverisë se po përdor mënyrat e krimit të organizuar për të minimizuar rezultatet e opozitës.

“Dy ditët e fundit Kryeministri Rama ka ndërhyrë në mënyrë kriminale në fushatën zgjedhore duke përsëritur një kërcënim ndaj shqiptarëve në formën “Nëse nuk votoni Partinë Socialiste mos dilni fare nga shtëpitë që të votoni!” Zoti Kryeministër, ne nuk i dimë hallet e mendjes suaj, por po ju bëjmë me dije se thirrja e përsëritur ndaj qytetarëve, që të mos dalin të votojnë, është një formë intimidimi që bie ndesh me demokracinë dhe kodin zgjedhor. Po ju kujtojmë gjithashtu se jeni duke konsumuar një nga dy mënyrat që krimi i organizuar përdor për të ndihmuar partitë në pushtet për të minimizuar rezultatet e opozitës. Kjo formë që krimi përdor, është pikërisht intimidimi apo edhe kërcënimi i votuesve të opozitës, me qëllim që ditën e votimeve ata të mos dalin fare nga shtëpitë”.

Gjithashtu koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i bën thirrje kryeministrit të gjithë shqiptarëve të ndalë gjuhën e intimidimit dhe fton qytetarët shqiptarë që të dalin masivisht të votojnë pa asnjë lloj frike apo pasigurie.

“Të votojnë pa frikë, sepse frika ka vdekur bashkë me komunizmin, të votojnë më sytë hapur dhe të votojnë për të marrë një rezultat ku vota e tyre të ketë peshë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos