Pasi Gjykata e Korçës miratoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për alti Nallbatin, vëllain e deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, ky i fundit ashpërsoi tonet në drejtim të prokurores dhe gjykatëses së seancës së vlerësimit të masës.
“Prokurorja, ish-vartëse e Niko Peleshit, person i cili u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon p[ara gjykatës fdhe thotë që nuk i kam marrë ende pamjet, nuk e di çfarë ka ndodhur, por të merret një masë sigurie. Vlerësova si të drejtë edhe arrestimin në flagrancë, që nuk qëndron, dhe këkron që të caktohet masa e sigurisë, pavarësisht se edhe vetë nuk i administroi këto akte”, tha Nallbati.
“Mua më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike dhe e këtij inskenimi. Sigurisht kuptohet pse. Kryeministri erdhi në Devoll, kërkoi votën, foli një orë dhe nuk përmendi asgjë se çfarë ka bërë dhe do të bëjë me Devollin, por u mor vetëm me këtë rast. Gjithçka u inskenua që Rama të anashkalonte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12-vjeçare”.
Ai akuzoi policinë që për të manipuluar çështjen, ia ka kaluar për kompetencë atë Policisë së Korçës, edhe pse incidenti ndodhi në Devoll.
“Drejtori i Policisë, Peleshi, janë eunukë, të paburrë, të cilët marrin urdhra dhe zbatojnë urdhra të verbër nga shefi i tyre, Edi Rama. Atyre do t’ua jap përgjigjen ligjërisht siç u takon”.
Nallbati dhe vëllai i tij u përfshinë të shtunën në një incident banal në rrugë, ku bënë sherr me një shofer kamioni, të cilin e akuzonin për manovra të rrezikshme në rrugë. (A2 Televizion)