Isuf Çelaj përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 20:57 | Politikë

Isuf Çelaj përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD.

Numërimi i votave të diasporës i dha një avantazh të dukshëm Isuf Çelës, i cili do të jetë kandidati që fiton mandatin e dytë të PD për qarkun Kukës.

Isuf Çelaj përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr

Gara ishte ngushtë mes tij dhe kandidatit Shkëlqim Shehu, por Çela arriti të krijojë në fund një avantazh prej 64 votash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos