Çrregullimet e humorit mund të jenë të lindura. Studimet e fundit të OBSH tregojnë se secili individ të paktën njëherë në jetë do të preket nga çrregullimet e humorit. Mirëpo te disa individ mund të ketë predispozita më të larta për këto shqetësime. Simptomat janë të dukshme duke pasur herë pas here sjellje të papritura dhe të pakontrolluara. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë” nga Freskida Miloti, mjekja psikofarmakologe PhDC. Elma Miftari tregoi sesi këto predispozita ndryshojnë gjatë gjithë jetës.
“Këtu ndërhyn edhe ka një theks shumë të fortë, sidomos vitet e fundit gjenetika, për shembull ka predispozita të lindura për çrregullimet e humorit. Sipas OBSH-së është paraparë që secili individ, të paktën një herë në jetë do të prekemi nga një çrregullimi i shëndetit mendor ose emocional dhe nuk kemi siguri që nuk do ndodhë vetëm njëherë, do ndodhë më shumë herë. Për shembull ne lindim me predispozitë të caktuar për të zhvilluar personalitetin në të ardhmen, për shembull, të gjithë vërejmë individ që janë më të hapur, më të qeshur, kanë një shqetësim ta themi në rutinën e tyre ditore, bërtasin, fillojnë e qajnë edhe aty mbaron, ndërsa ka individë të tjerë të cilët janë më të tërhequr, e mbajnë në vete, janë kryesisht më introvert krahasuar me shoqërinë e tyre ose me rrethin, këto janë predispozita të lindura” – tha mjekja psikofarmakologe.
Shpesh disa individ përjetojnë gjendje emocionale të ndryshme apo të rënduara gjatë një faze të caktuar të jetës. Shumica shprehen se kanë depresion, disa thonë stres e të tjerë mendojnë se kanë probleme me humorin. Çdo ndryshim i gjendjes emocionale nuk mund të vetëpërcaktohet.
“Çrregullimet e humorit zakonisht më të hasura edhe që njihen më shumë janë çrregullimet bipolare. Kur jemi te depresioni dominon trishtimi, domethënë për një periudhë mbi gjashtë javore deri në gjashtë muaj deri në një vit nëse nuk trajtohet trishtimi, mospasja e motivit, mospasja e dëshirës, tërheqja sociale, ndryshime në oreks, shtim të oreksit ose reduktim të oreksit, ndryshimi i gjumit, shpeshherë në rastet me depresion kemi pacientët flenë më shumë se në kushte normale, domethënë e tejkalojnë shtatorëshin varësisht edhe prej moshës. Ndërsa përsa i përket çrregullimeve bipolare ne shohim që kemi luhatje nga ekstremi në ekstrem, nga trishtimi në supermani dhe në supermotiv, domethënë një motiv i jashtëzakonshëm” – shpjegoi PhDC. Elma Miftari.
Për shkak të bullizimit apo stigmatizimit, shumë individ që vuajnë nga depresioni apo çrregullimet e humorit nuk kërkojnë ndihmë për trajtim. Për secilin rast, mjekësia dhe psikofarmakologjia ofron trajtimin nëpërmjet trajtimeve të dedikuara.
“Zakonisht tek depresioni klinik që ne i themi, edhe te veçanërisht te çrregullimet bipolare, ndërhyrja farmakologjike është e domosdoshme, por përjashtojmë rregullimet bipolare, sepse është e pamundur ta themi pa farmakologji. Këtë depresionin ne e orientojmë fillimisht psikoterapinë, domethënë e them ushtimisht, nuk do zgjedhim rrugën më të lehtë, nuk do zgjedhim menjëherë ilaçet, ka shumë, shumë, shumë raste fatmirësisht që kanë filluar ta themi, simptomat e depresionit, kanë pas qëndrueshmëri në kohë, edhe që janë zgjidhur e psikoterapi. Nëse e shohim që deri në një farë pike psikoterapia nuk po i jep efektivitetet e duhura, sepse gjithmonë funksionon, shqyrtohet mundësia e përfshirjes së ndërhyrjes neurofarmakologjike ose psikofarmakologjike të personalizuara” - tha mjekja psikofarmakologe.
Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. (A2 Televizion)