Politologu Afrim Krasniqi, në emisionin “Off the record nga Andrea Danglli” në A2 CNN, teksa ju referuar rastit Veliaj, u shpreh se individi do të duhej të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen sapo iu komunikua zyrtarisht akuza nga prokuroria.
“E shoh në tre dimensione, në aspektin politik, ligjor dhe pastaj etik. Po nis nga kjo e fundit. Po nis nga kjo e fundit. Kur një zyrtari i komunikohet në mënyrë zyrtare akuza nga prokuroria për një vepër, zyrtari duhet të japë automatikisht dorëheqjen nga posti kushtoqoftë ai. Është tjetër gjë kur akuzohesh dhe tjetër gjë kur ke një akuzë zyrtare nga organi përkatës. Kjo duhet të kthehet në praktikë dhe ka një përgjegjësi morale. Së dyti, politik. Ne kemi rreth 18 rastet ku mandatet kanë tejkaluar afatet dhe ku janë ndjekur krejt praktika të ndryshme. Ne kemi një rast flagrant kur një kryetar bashkie ka qendruar 7 vjet në detyrë ose kur një kryetar bashkie udhëtoi në SHBA dhe u desh kohë për ta kërkuar dhe për ta kthyer. Të gjitha këto raste na mësojnë për atë që ne e quajmë politika e udhës, kur një rrugë shkelet në mënyrë të vazhdueshme, bëje atë rrugë për qytetarët, edhe kur krijohet një precedent kaq i rrëzikshëm shko zgjidhe me ligj.
Rasti konkret nuk na ofron një zgjidhjet afatgjatë, është një krizë e momentit dhe kriza të tilla do të na përsëriten edhe në të ardhmen dhe me katër kryetarët e bashkive që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.
Unë mendoj se ky individ e ka të pamundur të ushtrojë funksionin jo nga dëshira e tij dhe akuza e prokurorisë zyrtare është bërë e njohur vetëm pak ditë më parë”, tha Afrim Krasniqi. (A2 Televizion)