“Nuk krahasohet rasti Berisha me atë Veliaj”, Muçollari: Këshilltarët e PS ndërruan mendje se tha kryeministri

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 20:22 | Politikë

“Nuk krahasohet rasti Berisha me atë Veliaj”, Muçollari:

Për anëtarin e kryesisë të Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, rasti i Sali Berishës, i cili po ashtu qëndroi për një kohë të gjatë në arrest shtëpie, por nuk iu hoq mandati, nuk mund të krahasohet me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në studion e “Off the record” me Andrea Dangllin, Muçollari akuzoi anëtarët e majtë në këshillin bashkiak për shpërdorim detyre, duke ironizuar se ata ndryshuan mendim që Veliaj të shkarkohet vetëm pas urdhrit të kryeministrit në Asamble.

“PD e ka bërë kërkesën për shkarkimin e Veliajt. Në rastin konkret këshilltarët e PS po i bashkohen PD. Ne kërkuam që pas 3 muajsh këshilli të merrte masa. Unë mendoj që anëtarët e këshillit dhe kryesia janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Në rastet konkret nuk po bëhet puna, nuk mund të krahasohet me rastin e Berishës. Edhe pas këtij momenti, ky Rama e shkarkoi në Asamble dhe të gjithë u kujtuan të bëjnë detyrën, jemi në kushte paligjshmëri. Të ndërrosh mendje se ndërroi kryeministri, ti po kryen një krim. Rama është dhe kryeministër dhe kryetar bashkie”, tha Muçollari në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos