Edhe këtë të martë Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi nuk mund të mblidhej, pasi socialistët njoftuan mos-prezencnën e tyre, duke sqaruar se nuk ishin njoftuar zyrtarisht për këtë takim.
Pavarësisht se komisioni hetimor është ngritur më shumë se një muaj më parë, hetimi për koncensionet në shëndetësi është në ngërç.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi, teksa pranoi se hetimet janë në pikën zero, akuzoi socialistët për bojkot dhe bllokim të punës dhe njoftoi se ka kërkuar përjashtimin e Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit. (A2 Televizion)