Nisma anti-Beleri, socialisti Koçi: Të largojmë nga zgjedhjet tradhtarët e kombit

Nga Ervin Koçi
30 Prill 2024, 15:09 | Politikë

Nisma e Petro Koçit për të ndaluar tradhtarët nga kandidimi në proceset zgjedhore është protokolluar zyrtarisht nga Kuvendi si iniciativë ligjore. Arsyen e propozimit të një dispozite të tillë si amendament në ligjin e dekriminalizimit, Petro Koçi e argumentoi në studion e “Ditarit” në A2 CNN, duke u shprehur që në mendje kishte pasur njëemër konkret.

“Spunto ka qenë nga rasti Beleri, por praktikisht nuk e kap rastin Beleri pasi ajo është një çështje që është duke u mbyllur dhe fakti që kandidon në një shtet tjetër i heq atij çdo lloj shansi për të qenë në krye të bashkisë së Himarës. Në rastin Belerit sistemi ynë ligji e kishte të pamundur për ta penguar”, tha Petro Koçi.

Për të kandiduar në zgjedhjet duhet të propozohesh, ose nga zgjedhësit ose nga partitë politike. Për Petro Koçin, nëpërmjet kësaj dispozite do të shpëtojnë edhe vetë subjektet garuese nga tundimi elektoral përballë idealeve kombëtare.

“Shpëton edhe partitë politik nga mëkati i kandidimit i njerëzve që dyshohet se kanë cenuar integritetin territorial të Shqipërisë, siç është edhe rasti konkret.  Pra me këtë ligj ndalojmë partitë politike që kanë profilin e Agimit të Artë në Shqipëri siç është PD-ja dhe LSI-ja, të mund kandidojnë njerëz të tillë”, tha ai.

Iniciativa në fjalë parashikon ndalimi e kandidimit të personave që gjatë jetës së tyre, janë dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare. Që propozimi të kthehet në ligj, kërkon konsensus politik pasi socialistët nuk i kanë 84 vota.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos