“Jemi në rrugë të mbarë”, Dashamir Shehi: Patriot është ai që shërben pa vjedhur

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 21:11 | Politikë

“Jemi në rrugë të mbarë”, Dashamir Shehi:

Dashamir Shehi nga Djathtas për Zhvillim ishte i ftuar në Off The Record ku foli për fushatën elektorale të 11 majit dhe pritshmëritë që ai ka nga këto zgjedhje.

Për Dashamir Shehin, i pyetur nga gazetari Andrea Danglli ai thotë se fryma në terren tregon që njerëzit këtë herë do të votojnë ata që kanë kurajë t’i kthejnë dorë së keqes.

“Të jesh i ndershëm është të jesh patriot. Patrioti më i mirë është ai që ka shërbyer pa vjedhur. Shqiptarët i shohin, të gjithë në politikë me duar në xhepa kanë hyrë. Të gjithë dolën të zot këta në biznes deri te gjyshet. Demokracia është një pyll piramidash. Piramida e biznestit është më vete, piramida e popullaritet, teknokratëve, intelektualëve të vetën.

Politika nuk po prodhon alternativë, kjo është drama. Kam shpresë që shqiptarët do të votojnë njerëz që mendojnë ndryshe dhe që do i kthejnë dorën të keqes. Alternativa ka. Jemi në rrugë të mbarë”, tha Shehi në “Of the Record” me Andrea Dangllin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos