“Jorida Tabaku, një person jopengues”, Iris Luarasi: Besoj se do të bashkëpunojmë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 18:37 | Politikë

“Jorida Tabaku, një person jopengues”, Iris Luarasi: Besoj se

Deputetja socialiste Iris Luarasi ishte e ftuar në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën ku foli për seancën e parë të kuvendit dhe caktimin e saj si nënkryetare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut.

Në këtë komision, Luarasi gjen si drejtuese Jorida Tabaku për të cilën foli me vlerësime të larta duke e cilësuar si një person që nuk i pengon reformat për integrimin.

“Besoj se do të bashkëpunoj shumë mirë më zonjën Tabaku. Kam gjithë respektin për zonjën Tabaku si një politikane me eksperiencë dhe në drejtimin e komisionit të integrimit. E kam parë si një person jo pengues dhe për reformat që kanë të bëjë me integrimin.

Mendoj që do të ketë të njëjtën performancë. Për sa kohë do të drejtojë komisionin për mjetet e informimit dhe të drejtat e njeriut, besoj do jetë një bashkëpunim shumë i mirë. Ajo sjell një eksperiencë në politikbërje”, tha Luarasi në A2 CNN.

Në lidhje me seancën e Kuvendit ku u miratua pa debat programi qeverisë, Luarasi u shpreh se opozita e kishte paramenduar të gjithë skenarin për të penguar fjalën e kryeministrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos