“Kam marrë edhe vota të demokratëve”, kandidati më i votuar në Fier: Besimin do ta kthejmë në punë

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 15:56 | Politikë

“Kam marrë edhe vota të demokratëve”, kandidati

Kandidati i katërt më i votuar në radhët e socialistëve, Ceno Klosi, i cili deri më tani ka siguruar 16261 vota ka deklaruar se besimin e qytetarëve do ta shpërblejë me punë. Në një intervistë për mediat ai njoftoi rikthimin e zyrës së deputetit në qark për të qenë më pranë problemeve të qytetarëve, ndërsa për rezultatin meritën ia njeh punës në skuadër, shkruan A2 CNN.

“Nuk kam qenë i fiksuar te rezultati se puna ka qenë punë skuadre. nëse do shikonim rezultatin persona nuk është më skuadër dhe maksimizimi nuk do të ishte i mundur. Kisha merak nëse qytetarët do më votonin dhe për këtë jam i lumtur që një pjesë e konsiderueshme më kanë besuar votën e tyre. Ky është një mision tani që fillon dhe do të jetë për të gjithë qarkun se ne kemi një projekt të madh për sektorët që ky qark ka si shtylla të forta. Ne kemi bërë shumë takime, kemi një skuadër të tërë prapa që është pjesë e rëndësishme e fushatës. Kemi krijuar databaze për problematikat e evidentuara dhe kemi punuar për të ndërtuar projektin e së ardhmes së këtij qarku. Unë do të jem totalisht i fokusuar me qytetarët e Fierit për problemet e vogla dhe projektin e madh të bashkisë së Fierit. Deputeti do të jetë pranë bashkisë në disa forma. Institucioni i partisë do të ketë organizim ndryshe nga sa ka qenë”.

A2 CNN raporton se Klosi ka pohuar gjithashtu se përveç votave të socialistëve ka siguruar edhe vota të demokratëve në këto zgjedhje.

“Marrëdhënia e votës shkon me marrëdhënie personale jo vetëm me marr partiake dhe kam pasur edhe nga krahu tjetër dhe kanë qenë vota të deklaruar dhe dua t’i falënderoj. Unë jam munduar personalisht të jem korrekt në të gjithë fushatën dhe besojmë që kemi marrë votëbesimin e njerëzve që nuk kanë qenë socialistë. Kemi bërë strategjinë tonë të fushatës dhe kam të ëvshtirë të kuptoj se çfarë nuk ka shkuar tek ata. Ne nuk jemi marrë me kundërshtarin por vetëm me problematikat dhe çfarë do bëjmë në të ardhmen”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos