SPAK i sekuestroi celularin, kryebashkiaku Shkreli: Jam i gatshëm të bashkëpunoj

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 15:14 | Politikë

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli ka reaguar pas informacioneve se SPAK i ka sekuestruar celularin në kuadër të një hetimi të nisur për korrupsion zgjedhor.

Shkreli në prononcimin e shkurtër për këtë çështje është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

“Siç e shihni unë jam në krye të detyrës. Jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore. Ata të bëjnë punën e vet ne po bëjmë punët që na ka votuar populli dhe të kryejmë detyrat që na ka besuar populli”, tha Shkreli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos