Këta janë 10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 14:57 | Politikë

Këta janë 10 kandidatët më të votuar më 11 maj,

Kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar, ndërsa pak detaje janë ende për t’u vendosur. Në vijim ju sjellim listën me 10 kandidatët më të votuar nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Sara Mile, kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është më e votuara me 18626 vota, ndërsa pas saj renditet Arkend Balla, kandidati i PS-së në Qarkun e Durrësit.

Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti që vetëm 2 nga 10 kandidatët më të votuar janë nga listat e hapura të Partisë Demokratike. Një detaj tjetër nga kjo listë, Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, edhe pse ka arritur të marrë 12685 vota, nuk është pjesë e listës fituese!

1-Sara Mila 18626 vota - Elbasan PS

2-Arkend Balla   18439    vota - Durrës PS

3-Blendi Gonxhja 17443 vota – Tiranë PS

4-Ceno Klosi       16261    vota -  Fier PS

5-Ervin Hoxha    14421    vota -  Tiranë PS

6-Erion Braçe     13938    vota - Tiranë PS

7-Jorida Tabaku 13747    vota – Tiranë PD

8-Ilir Alimehmeti 12685  vota – Tiranë PD

9-Agron Malaj   12616    vota – Dibër PS

10-Klevis Jahaj   12559    vota – Fier PS (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos