“Të bashkohemi përtej egove personale”, Endri Shabani: Betejë për fatin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 13:33 | Politikë

“Të bashkohemi përtej egove personale”, Endri Shabani:

Endri Shaban, nga Nisma Shqipëria Bëhet, e cila arriti të sigurojë një mandat në zgjedhjet e 11 majit dhe tashmë po synon edhe një tjetër në Fier me anë të votës së diasporës, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës nga Denisa Pasholli në A2 CNN nga ku foli për rezultatet e arritura, por edhe për atë se si do të veprojnë në vijim.

Shabani tha se suksesi do të ishte shumë herë më i madh, nëse të gjitha partitë e reja do të ishin bërë bashkë. Megjithatë, edhe tani ai bën thirrje për bashkim, duke thënë se kjo është një betejë që sapo ka nisur për fatet e Shqipërisë.  

“I bëj thirrje sërish lëvizjes bashkë, partisë mundësia dhe të gjithë të tjerëve, të bashkohemi sepse kjo është një rrugë e gjatë dhe nuk mund ta bëjmë vetëm. Ne duhet të bashkohemi përtej egove personale sepse kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë. Nuk është faji i të rinjve që sot kemi ende Edi Ramën dhe Sali Berishën. Ne e kishim mundësinë dhe e kemi sërish mundësinë. Nëse duan t’i shërbejnë Shqipërisë duhet të dalin nga egot personale.

Sot është e enjte, unë kam që të dielën pa gjumë për të monitoruar votën. Ne kemi monitoruar çdo votë në çdo cep të Shqipërisë. Unë nuk mund të dal e të them na vodhën votat. Ne nuk kemi asnjë numërues. Ne kemi pas probleme dhe i kemi çuar në SPAK”, tha Shabani në Ditarin e mesditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos