Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit.
“Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorozitet këtë ndalim ligjor”, shprehet Celibashi.
Sipas kreut të KQZ-së “ata dhe përfaqësuesit e tjerë politikë, duhet të jenë të parët që duhet të kontribuojnë për integritetin e procesit zgjedhor”. (A2 Televizion)