I moshuari has vështirësi në votim në Berat, por ia del të identifikojë subjektin politik

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 07:58 | Politikë

I moshuari has vështirësi në votim në Berat, por ia del

Një i moshuar ka hasur probleme në një qendër të votimit në Berat, pasi për shkak të shikimit pati vështirësi në identifikimin e subjektit që do të votonte, por më në fund ia doli. Në një deklaratë për mediat pas votimit ai u shpreh:

“Votova për atë që më deshi zemra. Komunistët nuk dua t’i shoh në erë. Pa pension, pension 120 mijë lekë. Kam punuar kaq kohë me ilaçe e gjilpëra i marr me lekë. Ka 12 vjet që na ka shtypur kokën. Kam 25 vjet me diabet”.

Ndërkohë përfaqësues të OSBE/ ODIHR lanë ambientet e Gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” pas monitorimit të procesit zgjedhor.

Ky gjimnaz ka 5 Qendra Votimi, por nuk janë raportuar problematika.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos