VIDEO| E para zyrtare që voton, Spiropali mesazh për qytetarët: Tregoni që jeni europian

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 08:38 | Politikë

Elisa Spiropali ka qenë e para zyrtare që ka votuar te Parku Olimpik në Tiranë. Pasi hodhi votën në kuti, Spiropali foli për mediat duke u shprehur:

“Faleminderit që keni dalë herët për të raportuar në këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve, sot është dita e shtetit, e Shqipërisë. I bëj thirrje të gjithëve të votojnë me qytetari, ashtu siç është zhvilluar edhe fushata.

Të tregojmë që jemi europianë. Sa më shumë të votojmë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë”, tha Spiropali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos