Mazhoranca socialiste kërkon përjashtimin e gjashtë deputetëve të opozitës pas seancës së të hënës, e cila degradoi sërish me kakofoni, tymuese dhe kaos në sallën e Kuvendit.
Sekretariatit të Etikës, i cili pritet të mblidhet në orën 16.00, do t’i kërkohet përjashtimi i Sali Berishës, Gazment Bardhit, Edi Palokës, Flamur Nokës, Albana Vokshit dhe Elda Hotit.
Kujtojmë se edhe seanca plenare e kësaj të hëne përfundoi në më pak se 15 minuta pasi opozita vijoi aksionin të cilin thotë se nuk do ta ndalë deri në rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese. (A2 Televizion)