Tentativën e Flamur Nokës për t’i vënë flakën karrigeve në sallën e Kuvendit, Sali Berisha e argumentoi si shprehje të mosbindjes civile kundër mazhorancës socialiste.
Një ditë pas seancës plenare ku tensionet u përshkallëzuan edhe më tej, lideri i rithemelimit amnistoi veprimet e sekretarit të Përgjithshëm, duke i konsideruar si të drejta në kauzën e demokratëve.
"Mosbindja civile nëparlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama."
Sali Berisha pati edhe një koment për qëndrimin e Taulant Ballës pas përfundimit të seancës plenare, ku ministri i Brendshëm kërkoi nga Prokuroria të veprojë penalisht ndaj deputetit opozitar.
"Asgjë nuk e dekurajon opozitën, Taulant Balla është simboli i krimit në qeveri. Është përfaqësuesi mëi shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë me dokumente."
Seanca e radhës parlamentare është parashikuar për këtë të enjte ku opozita ka njoftuar për një reagim edhe më të fortë të mosbindjes civile, ndërsa mazhoranca planifikon të miratojë nen për nen dhe në tërësi buxhetin dhe paketën fiskale të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)