"Kartelet e drogës zotërojnë një port detar", Alizoti: Kjo nuk ndodh as në Meksikë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2025, 21:10 | Politikë

Tomor Alizoti, i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se “Shqipëria është totalisht e dështuar sot në politikë” sepse, sipas tij, Parlamenti nuk ka njerëz “nga bota e mendimit dhe të studiuar jashtë”.

“Banalizimi i shoqërisë, banalizimi i medias, banalizimi i politikës bën që serioziteti të humbasë vlerën. Është banalizuar terreni politik, është bërë komike gjithçka dhe në këtë vend nuk bëhet asnjë diskutim serioz. Në Parlament rrallë ka diskutime serioze”, tha Alizoti.

“As në kohën e komunizmit nuk ka qenë situata kaq e vështirë në vendin tonë. Kartelet e drogës në Shqipëri janë të përfshirë në mënyrë të fuqishme. Nuk e keni idenë se çfarë financash zotërojnë... Janë kartele që zotërojnë një port. As në Meksikë, as në Kolumbi nuk ka kartele droge me port në dispozicion. Dhe ky sistem është narkoshtet. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare është në emigrim, punon për të siguruar jetën, dhe shikon Tiranën me kulla dhe çmimet në kryeqytet që janë irreale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos