Kavaja në krye të listës, borxhet e bashkive bien, “fatura” paguhet nga buxheti i shtetit

Nga Marjo Brakaj
16 Mars 2026, 13:47 | Politikë

Bashkitë shlyen borxhet e vjetra gjatë vitit të shkuar për investime të kryera apo shërbime të marra. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë së nga pak më shumë se 3.2 miliardë lekë në fund 2024-s, borxhet e 61 njësive të pushtetit vendor në dhjetor 2025 ranë në rreth 2.9 miliardë lekë. Kjo pasi qeveria iu dha fund-vitin e shkuar një fond shtesë prej rreth 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Sinkron Merita Toska, eksperte e financave vendore, shprehet: “Në 10-vjeçarin e fundit burimet e të ardhurave të bashkive si nga vetja, por edhe nga Buxheti i Shtetit janë rritur, por kjo nuk është reflektuar në një kujdes më të shtuar në drejtim të shpenzimeve. Pagesa duhet të kryhet nga bashkitë dhe jo nga buxheti i shtetit. Ministria e Financave duhet të heqë dorë nga shlyerja e detyrimeve për bashkitë. Po kthehet në kulturë.”

Kavaja ka nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura me gati 23 për qind të totalit, duke lënë pas edhe Tiranën. Lista pasohet nga bashkitë e vogla e të varfra si Pogradeci, Vora , dhe Rrogozhina. Stok të konsiderueshëm borxhet kanë edhe Lezha e Dibra.

Është një barrë që vjen dhe mbartet me vete çdo vit. Çdo kryetar bashkie vjen me mendësinë: pse duhet të paguaj unë borxhet e tjetrit. Bazuar edhe te rezultatet e Censit bashkitë duhet të skanojnë më mirë nevojat e komunitetet ku ato qeverisin dhe të orientojnë shpenzimet në mënyrë racionale”, vijon Toska.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se pjesa më e stokut të borxhit që bashkitë akumuluan deri në fund të vitit të shkuar u shkaktuan nga vendimet gjyq shkuar u shkaktuan nga vendimet gjyqësore. Gjithashtu investimet e kryera por të pashlyera dhe shërbimet e marra por të papaguara zunë një peshë të konsiderueshme në këto borxhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos